Shqipëria për herë të parë pritet të jetë anëtare në Këshillin e Sigurimit të OKB

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha të martën se zgjedhja e Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me statusin e anëtarit jo të përhershëm është një mundësi e jashtëzakonshme.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha se zgjedhja e Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me statusin e anëtarit jo të përhershëm është një mundësi e jashtëzakonshme.

Në një prononcim për mediat, Xhaçka theksoi se “…për Shqipërinë vlen të thuhet që është një mundësi e jashtëzakonshme, patjetër prestigj për politikën e jashtme dhe për diplomacinë e saj por edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të thelluar bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët me të cilët ndajmë vlera dhe parime të njëjta, por edhe për të zgjeruar aktivitetin diplomatik të Shqipërisë përtej atyre kufijve që kemi pasur deri më sot, sigurisht të diktuara nga një agjendë që është shumë e madhe për të thënë globale sa i takon paqes dhe sigurisë në Këshillin e sigurimit…”.

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit si përkthehet për Kosovën? Xhaçka u shpreh se “…Kosova patjetër që është çështje e interesit tonë kombëtar dhe patjetër që do të kemi një mundësi shumë të mirë përmes të qenurit në Këshillin e sigurimit për ta risjellë Kosovën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara…”.

Patjetër vlen të thuhet që jemi shumë të ndërgjegjshëm për kufizimet që kemi si një vend i vogël në këtë tryezë të madhe, por kjo nuk na pengon që të bëjmë maksimumin për të avancuar ato që janë çështje të interesit kombëtar, çështjet rajonale dhe patjetër ato të paqes dhe sigurisë edhe me gjerë se sa rajoni ynë përmes prioriteteve që i kemi vendosur vetes”, – tha Xhaçka.

Votimi për zgjedhjen e Shqipërisë pritet të zhvillohet të premten, 11 qershor, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Asambleja  e Përgjithshme e OKB do të votojë për 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm: Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara. Shqipëria shkon në këtë votim si kandidaturë konsensuale e grupit të vendeve të Evropës Lindore.

Kategoritë
LajmeRajoni