Shqipëria thirrje Izraelit lidhur me vendbanimet ilegale në Palestinë

Tri vende të BE në Këshillin e Sigurimit të OKB, Franca, Irlanda dhe Estonia, si dhe Norvegjia, i bënë thirrje Izraelit të ndalojë aktivitetet e paligjshme të ndërtimit të vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Tri vende të Bashkimit Evropian në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara /OKB, Franca, Irlanda dhe Estonia, si dhe Norvegjia, i bënë thirrje Izraelit të ndalojë aktivitetet e paligjshme të ndërtimit të vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Franca, Irlanda, Estonia, Norvegjia, si dhe Shqipëria, e cila do t’i bashkohet këshillit vitin e ardhshëmlëshuan një deklaratë të përbashkët duke kritikuar vendbanimet ilegale të Izraelit në Palestinë.

Deklarata i bëri thirrje Izraelit të ndalojë planet për të ndërtuar më shumë se 3.000 rezidenca ilegale në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, duke përfshirë rajonin E1 dhe Givat Hamatos, duke theksuar se vendbanimet janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe pengojnë zgjidhjen me dy shtete.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Ministria izraelite e Mbrojtjes është seriozisht e shqetësuar për shpalljen e gjashtë organizatave palestineze të të drejtave të njeriut si grupe terroriste.

Kategoritë
BotaLajme