Shqiponja e miss-it serb, i ati: Unë, me njëqind fotografi nën flamurin çetnik!

Pasi Miss Serbia Valentina Petrovicv, duke pozuar me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës gjatë konkursit Miss Intercontinental në Egjipt, ka treguar në duar shenjën e shqiponjës dykrenare, e cila është simboli i “Shqipërisë së Madhe”, ka folur edhe babai i saj.

Aleksandar Petroviç u ka dërguar një mesazh përmes mediave serbe, duke thënë se:

“Ajo nuk e ka idenë, e ka bërë pa vetëdije, nuk e ka menduar. Valentina ime është shumë serbe. Babai i saj ka njëqind foto nën flamuri çetnik, pra jemi një familje normale serbe”.

Kujtojmë, fotografia ka shkaktuar menjëherë një ortek komentesh në rrjetet sociale, pasi simboli i shqiponjës dykrenore konsiderohet si provokim për serbët.

Kategoritë
LajmeRajoni