ShSKUK merr këtë vendim pas rënies së numrit të pacientëve të shtrirë me COVID

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ( ShSKUK), njofton qytetarët se nga data 22 shtator 2021 ( e mërkurë), do të rikthehet puna në ambulanca specialistike, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.

“Poashtu,  nga dita e sotme, 20 shtator 2021, hapësirat  e klinikave interne janë liruar, më nuk ka pacientë me COVID-19.

Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kategoritë
LajmeVendi