Shtatë të vdekur dhe 16 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit shtatë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 16 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 38 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 155 mijë e 379 raste aktive, 148 mijë e 910 pacientë janë shëruar, kanë vdekur 5 mijë e 442 njerëz si pasojë e Covid-19 dhe vazhdojnë të mbesin edhe 1 mijë e 27 raste aktive.

Kategoritë
LajmeRajoni