Shtetet baltike dëbojnë 10 diplomatë rusë për të shfaqur solidaritet me Ukrainën

Lituania dëboi katër diplomatë rusë, ndërsa Letonia dhe Estonia nga tre

Dhjetë diplomatë rusë janë dëbuar nga shtetet baltike, përfshirë këtu Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Lituanisë tha në një deklaratë se thirri ambasadorin rus Alexei Isakov dhe “i dorëzoi atij një notë diplomatike, duke shpallur katër punonjës të Ambasadës Ruse si persona të padëshiruar”.

MPJ e Lituanisë tha se aktivitetet e fundit të diplomatëve rusë nuk ishin “të papajtueshmëri me statusin e tyre diplomatik” dhe atyre u janë dhënë pesë ditë afat për t’u larguar nga vendi.

Gjithashtu, Letonia urdhëroi tre anëtarë të stafit të Ambasadës Ruse të largoheshin brenda pesë ditëve.

“Aktivitetet aktuale të atyre personave nën mbulim diplomatik nuk janë në papajtueshmëri me statusin e tyre diplomatik dhe po i shkaktojnë dëm Republikës së Letonisë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit.

Estonia njoftoi gjithashtu se ka dëbuar tre diplomatë rusë, duke i akuzuar ata se “drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë aktive” cenojnë sigurinë e Estonisë dhe përhapin “propagandë që justifikon luftën e paligjshme të Rusisë”.

Tre shtetet baltike theksuan se vendimet për dëbimin e diplomatëve rusë ishin si shfaqje solidariteti me Ukrainën, ku sipas të dhënave të OKB-së, të paktën 816 civilë janë vrarë dhe 1.333 janë plagosur që kur Moska filloi sulmet më 24 shkurt.

Agjencia e OKB-së për refugjatët gjithashtu bëri të ditur se më shumë se 3.27 milionë njerëz janë larguar gjithashtu nga Ukraina.

Kategoritë
BotaLajme