Shteti do t’i subvencionojë edhe kreditë, Murati lëshon njoftim të rëndësishëm

Është hapur formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, shkruan lajmi.net.

“Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese tani është i hapur në eKosova.

Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura.

Me rëndësi: llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi.

Kategoritë
LajmeVendi