Shteti shqiptar godet gylenistët. Lirohet nga detyra drejtori i policisë që u përpoq të intimidoj protestën e mundshme anti-gyleniste të besimtarëve

Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, lirohet nga detyra. Gjovalin Loka para pak ditësh i kishte dërguar një letër Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në të cilën kishte tendencë të kriminalizohej një proteste e mundshme kundër regjimit gylenist të KMSH.

Në këtë letër përmendeshin emrat e disa prej hoxhallarëve si Justinian Topulli, Ahmed Kalaja, Neki Kaloshi dhe Ferid Piku, si organizator në hije të kësaj proteste. Në letër përmendej se gjatë protestës mund të ushtrohej dhunë, duke hyrë me forcë në ambientet e KMSH. Aty përmendej edhe Drejtoria e Antiterrorit dhe SHISH, duke dhënë idenë sikur do të ndodhte diçka e rrezikshme dhe nga ku dukej qartë që tentohej kriminalizimi i kësaj proteste të mundshme.

Hoxhallarët e përmendur në këtë letër janë hoxhallarë me integritet moral, të matur dhe pararojë në dënimin e elementeve ekstremiste dhe të jashtëligjshëm, kështu që lexohet qartë se kjo ishte një tentativë e dështuar e gylenistëve për të inkriminuar këta hoxhallarë.

Kjo letër e klasifikuar sekret për publikun, çuditërisht doli nga zyrat e shtetit në mënyrë të menjëhershme! A thua sikur të ishte një paralajmërim që i duhej dhënë mbarë hoxhallarëve, duke goditur disa prej tyre. Por letra, pati efekt të kundërt, ajo u denoncua si një akt i turpshëm në portalin Mexhlis dhe portale të tjera. Besimtarët u indinjuan masivisht, duke parë se ishin të njëjtat metoda të ulëta, të cilat përdorte organizata terroriste FETO (Gylen) në Turqi deri para grushtit të shtetit të 2016, nëpërmjet tentakulave të saj brenda organeve të policisë dhe organeve të tjera ligjzbatuese.

Sipas burimeve konfidenciale, ishte kjo letër dhe dyshimi për bashkëpunim me organizatën FETO, një nga arsyet reale për të cilat drejtori i Drejtorisë së Sigurisë Publike Gjovalin Loka, u lirua nga detyra.

Kategoritë
LajmeRajoni