Shtrejtohen edhe picat në piceritë e Prizrenit, qytetarët ankohen pronarët arsyetohen

Kriza e thellë ekonomike botërore po lë gjurmë edhe në Kosovë, duke bërë që shumë nga produktet esenciale ushqimore të shënojnë ngritje çmimesh gjë që ka ndikuar edhe në ndryshimin e çmimoreve në menut e shumë restauranteve dhe picerive në Shatërvan të Prizrenit, shkruan Gazeta e Re

Pica preferohet nga shumë qytetar të Prizrenit për shkak të shijes unike ku piceritë në Shatërvan të Prizrenit vazhdimisht janë të mbushur me klientë që preferojnë këtë ushqim. Ditëve të fundit çmimi i picave ka pasur rritje në shumicën e picerive të qendrës së qytetit ku pica e vogël me çmim të ri kushton 2.50 Euro dhe paralajmërohet se do të ketë ngritje deri në 3 Euro

Për këtë ngritje disa qytetar kanë pasur ankesa duke thënë se ky çmim mund të jetë e papërballueshme për ta , kështu është shprehur një qytetar për redaksinë tonë i cili ishte i pakënaqur me ngritjen e çmimit të picave

“ Unë gati çdo ditë kam hangër një picë por për herë të fundit kur morra me porositë më njoftuan se ka ndryshuar çmimi edhe unë e anulova porosinë.. prej 1,50 Euro e hypën në 2 Euro vitin e kaluar por tash e paskan bo 2.50 Euro për mua është e shtrenjtë ky çmim “ u shpreh ai.

Nga ana tjetër një pronar i një picerie duke folur për redaksinë tone ka arsyetuar çmimet duke thënë se pjesa më e prekur nga kriza ekonomike janë bizneset që shërbejnë ushqim pasi që çdo artikuj ka pasur rritje

“  Inflacioni na ka prekur më së shumti neve.. jemi të detyruar ta ndryshojmë çmimet pasi që çdo artikull si p.sh mielli,vaji, kaçkavalli majonezi e deri te keqapi ka pasur rritje 100%  kjo është e papërballueshme për ne.. unë i kam 12 punëtorë nuk mund ti mbuloj shpenzimet bazike nëse nuk do të ndryshoja çmimet për shembull mielli nga 10 Euro u ngrit në 20 Euro.. kaçkavalli nga 3.70 Euro në 7 euro ..vaji nga 1 Euro në 3 euro …përshuta nga 7 euro në 11 euro.. vërtetë, kjo është shqetësuese piceritë janë prekur më së shumti nga kjo situatë “ tha ai.

Edhe Ekspertët ekonomikë thuajnë se Kosova nuk mund të jetë imune ndaj rritjes së çmimeve në tregjet evropiane për shkak të importit. Ata thekson se edhe tashmë ka inflacion të lartë të çmimeve dhe nëse e krahasohet me Kosovën pagat në Kosovë janë 10 herë më të vogël se në Evropë./Gazetaere

 

Kategoritë
LajmeTë ndryshmeVendi