Shtyhet provimi i Jurisprudencës

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është shtyrë Provimi i Jursiprudencës.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/32 të datës 28.08.2021 dhe rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Zyrës së Kryeministrit, me qëllim të respektimit dhe zbatimit të masave Anti-Covid 19, Ministria e Drejtësisë publikon ketë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR SHTYRJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/32 të datës 28.08.2021 dhe rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Zyrës së Kryeministrit, me qëllim të respektimit dhe zbatimit të masave Anti-Covid 19, Ministria e Drejtësisë publikon ketë:

NJ O F T I M

Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën t’i nënshtrohen Provimit të Jurisprudencës, se provimi me shkrim i paraparë të mbahet me datat 4 dhe 5 shtator 2021, nuk do të mbahet.

Për kohen e mbajtjes së provimit, kandidatët do të njoftohen përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin, ju dëshirojmë shëndet dhe mbarësi deri në njoftimin e radhës.

Kategoritë
LajmeVendi