Shumë ftohtë, parashikimi i motit për këtë të premte

Acari polar nga pjesët verilindore të kontinentit, vetëm se po fillon të shtrihet mbi rajon.

Sipas Prishtina Weather rrebeshe të dobëta bore priten të premten në mëngjes, e nga fundjava mot i acartë me intervale më të gjata me diell, e ditën edhe me vranësira kalimtare.

11.03 – Shumë ftohtë.  Pjesërisht vranët.  Herët në mëngjes mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

Temperaturat në rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.  Minimalet zbresin deri në -7C e maksimalet luhaten në 0C.

Erërat do të fryjnë me intensitet mesatar nga verilindja 6-11m/s.

Shtypja atmosferike në rritje lart mbi vlera normale.

Kategoritë
LajmeVendi