Shumë gurthyes ilegalë operojnë në Kosovë

Në Kosovë operojnë 3 mijë e 885 gurthyes, prej tyre një mijë e 290 janë të pa licencuar dhe pa dokumentacion adekuat, që rrjedhimisht i bie se punojnë ilegalisht.

Kështu të paktën thotë një hulumtim i Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim, sipas të cilit po dëmtohet shumë mjedisi dhe natyra.

Por në Komisionin e Pavarur për Miniera e Minerale, mohojnë se ekzistojnë këta numra. Sipas tyre këto të dhëna nuk janë të sakta dhe numri i gurthyesve është pak më shumë se 600, njofton Klankosova.tv

E në Komisionin Parlamentar për Mjedis, janë në pritje të një raporti me të dhëna të sakta nga Ministria e Mjedisit për këtë dukuri, për të dalë pastaj me rekomandimet se si duhet vepruar.

Kategoritë
LajmeVendi