Si e pati refuzuar Haradinaj takimin me Ramën në Prishtinë

Pavarësisht mosmarrëveshjeve në të kaluarën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj janë takuar sot në Tiranë 

Atje ishte Rama ai që e priti Haradinajn dhe ekipin e tij.

Por në qershor të 2020-ës, kur Edi Rama po qëndronte në Kosovë për vizitë dy ditore, ishte Haradinaj ai i cili nuk pranoi që të takohej me të.

Ka qenë vet Haradinaj që asokohe ka treguar se pse ka refuzuar takimin kokë më kokë me liderin shqiptar, ndërsa theksoi se nuk do të kishte logjikë që ata të takoheshin, në një kohë kur Rama e ka paditur në gjykatë.

“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha ai në Debat Plus.

Kujtojmë që Rama kishte bërë padi ndaj Haradinajt për shpifje, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit i cili kishte akuzuar kryeministrin shqiptar se kishte lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kategoritë
LajmeVendi