Si Kosova me Serbinë, britanikët me letër ngjitës në targa për të hyrë në BE

Frymëzimin për marrëveshjen për targat mes Kosovës dhe Serbisë, Bashkimi Europian duket se e ka gjetur në një praktikë që sapo ka nisur ta zbatojë Britania e Madhe. Shoferët e automjeteve nga ky vend janë të detyruar që të mbulojnë akronimin GB në targa me një letër ngjitës që shkruan UK në mënyrë që të udhëtojnë për në një vend europian. Ky është një ndër efektet e shumta të Brexit dhe si praktikë do tu kushtojë qytetarëve 1.5 paund. Ligji i ri i qeverisë britanike i gjeti udhëtarët të papërgatitur dhe të painformuar.

“Sapo e mora vesh pasi kontrollova uebsajtin qeveritar. Nuk ka pasur ndonjë njoftim publik. Të gjithë janë mësuar të shohin të shkruar GB në targa dhe mendoj se është e panevojshme që të ndryshohet. Mendoj se është më shumë e nxitur nga politika sesa për ndonjë arsye tjetër”, u shpreh David Joiner, shofer.

Autoritetet spanjolle tregojnë arsyen e këtij ndryshimi. “Në rastin e Mbretërisë së Bashkuar, pasi ajo është larguar nga Bashkimi Europian, targa e regjistrimit që kishim standardizuar në BE nuk është më e vlefshme, kështu që ata duhet të rikthejnë simbolin e tyre kombëtar, i cili ishte GB, por Mbretëria e Bashkuar ka vendosur ta ndryshojë këtë simbol në MB, e cila hyri tani në fuqi”, u shpreh Alberto Blanco, nënkolonel.

Udhëzimi i qeverisë britanike është bërë publik që prej 28 shtatorit dhe targat GB me flamurin europian janë hequr që prej janarit, në përputhje me tërheqjen e këtij shteti nga BE.

Kategoritë
BotaLajme