Si në skena të filmave aksion, i afrohet dhe pa u menduar dy herë fillon ta qëllojë me breshëri plumbash – gjithçka ndodhi në Serbi

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e të shtënave në Çaçak të Serbisë, ku është plagosur 27-vjeçari me inicialet M.SH, kurse sulmuesi është arratisur në drejtim të panjohur.

Të shtënat kanë ndodhur në një kafiteri, kurse i plagosuri është i njohur me nofkën Shele. Sipas mediave serbe, ai ka pësuar tri plagë në pjesë të ndryshme të trupit, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet sulmuesi që bartë maskë dhe i afrohet viktimës që ishte i ulur në oborrin e një kafiteri, dhe pa u menduar dy herë fillon të shtie në drejtim të tij.

Në anën tjetër policia ka bërë të ditur se ka filluar hetimet dhe se është vënë në kërkim të sulmuesit. Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi.

Kategoritë
LajmeRajoni