Si pasojë e tërmetit çahet toka në Kroaci, gropat gjigande tmerrojnë banorët

Disa gropa janë hapur në Kroaci pas tërmetit të dhjetorit.

Sipas mediave të huaja,  një numër krateresh janë gjetur në një rajon të banuar, rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Zagreb.

Shkencëtarët kanë shkuar në Mecencani dhe fshatra të tjerë për të vëzhguar dhe studiuar vrimat e rrumbullakëta.

“Ato u shfaqën për shkak të përbërjes specifike gjeologjike të kësaj zone, pasi toka qëndron mbi shkëmbinj gëlqerorë të ngopur shumë me ujëra nëntokësore”– tha gjeologu Josip Terziç i Shërbimit Gjeologjik Kroat.

Dy muaj më parë, shtatë persona humbën jetën pasi një tërmet  me magnitudë 6.4 i shkaktoi dëme të mëdha qytetit të Petrinja.

Prej atëherë, rreth 100 gropa janë shfaqur.

Kategoritë
LajmeRajoni