Situata e rëndë, Gjermania nis drejt Greqisë 219 zjarrfikës

Aktualisht 219 zjarrfikës gjermanë po udhëtojnë drejt Greqisë , me qëllim që të ndihmojnë në detyrën e vështirë të shuarjes së vatrave të zjarrit në Atikë, Evia, Ilia, etj.

Zjarrfikësit do të mbërrijnë në shtetin fqinj, së bashku me 19 kamionë zjarrfikës dhe dy të THË të Mbrojtjes Civile Gjermane. Ato shoqërohen gjithashtu nga stafi koordinues dhe infrastruktura logjistike.

Misioni përbëhet nga zjarrfikës nga shtetet e Nordrhein-Ëestfalen dhe Hesse, me kërkesë të Qeverisë Federale.

Sipas shërbimit grek të DW, qeveria greke i kërkoi ndihmën e Gjermanisë, Ministria e Brendshme gjermane iu drejtua shërbimeve të zjarrit dhe përgjigja ishte e menjëhershme.

Kategoritë
BotaLajme