Situata Rusi-Ukrainë, Evertoni pezullon aktivitetet e sponsorëve

Klubi anglez Everton ka pezulluar me efekt të menjëhershëm të gjitha aktivitetet komerciale dhe tregtare të kompanive ruse “USM”, “Megafon” dhe “Yota”, për shkak të ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në shtetin e Ukrainës.

Klubi nga Premier Liga angleze do të largojë të gjitha mbishkrimet lidhur me kompaninë “USM” në stërvitje dhe në stadium, kompani kjo që është në pronësi të Alisher Usmanov, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, kompania “Megafon” e cila është sponsor i fanellave te klubi i Evertonit për femra tani do të largohet dhe të zëvendësohet me një tjetër.

Sipas “Sky Sports News”, raportohet se i gjithë ndërrimi i kompanive në fjalë do t’i kushtojë Evertonit afro 500,000 milion euro.

“Të gjithë tek Evertoni vazhdojnë të jenë të shokuar dhe të pikëlluar me rastet dhe zhvillimet e reja në Ukrainë. Kjo situatë tragjike duhet të përfundojë sa më shpejtë, dhe duhet të shmanget çdo tjetër jetë e humbur”, shkruante në komunikatën e Evertonit.

Kategoritë
BotaLajme