Skandal/ Pedagogët kërkojnë marrdhënie seksuale në këmbim të notave të mira

Pesë pedagogë të një universiteti në një qytet pranë Kazablankës janë përfshirë në skandalin seksual që ka të bëjë me sistemin arsimor të Marokut.

Pedagogët akuzohen për “shantazh seksual” të studenteve në këmbim të notave të mira.

Skandali , i quajtur ” seks për nota të mira “, është publikuar në mediet lokale për herë të parë  në shtator, pas publikimit në mediet sociale të mesazheve të shkëmbyera nga njëri prej pedagogëve  të akuzuar për shantazh seksual për nota të mira. Që atëherë, 3 pedagogë janë burgosur, ndërsa dy të tjerë janë liruar me kusht në pritje të gjykimit.

Katër pedagogët e akuzuar në Universitetin Hassan I në Setat, afër Kazablankës, përballen me akuza të rënda si “nxitje për përdhunim”, “diskriminim racor” dhe “dhuna ndaj grave”, tha një burim për AFP. Gjyqi i tyre u shty për më 14 dhjetor.

I pandehuri i pestë, i cili ndodhet në paraburgim, ndiqet penalisht për “ sulm seksual me dhunë ”.

Kategoritë
BotaLajme