Skandal, Serbia ndaloj boksierët dardanë të kalojnë kufirin, Shqipëria tërhiqet nga kampionati Botëror

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur ditën e sotme në kufirin Kosovë-Serbi. Serbët nuk kanë lejuar delegacionin e boksierëve dardanë të hyjnë në territorin e tyre.

Boksierët shqiptarë ishin nisur për në Beograd ku do të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amatorë, të cilët nuk janë lejuar nga pala serbe të kalojnë kufirin.

Lajmin është bërë publik nga vetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit në Kosovë, Latif Demolli i cili është shprehur:

‘’Rreth orës një jemi nisur për në Beograd. Jemi ndalë në kufi në Konçul nga policia serbe dhe nuk na lejuan të dalim andej, për shkak të shenjave të Kosovës në tutat sportive dhe në fanellat tona. Në to shkruan KOS, ndërsa na thanë se duhet t’i lëmë në kufi dhe mund të vazhdojmë. Por siç jemi dakorduar me AIBA-n, që marrim pjesë vetëm me shenja të Kosovës, ne nuk pranuam. Tani jam në kontakt me zyrën e AIBA-s dhe po presim përgjigje’’.

Nisur nga kjo situatë edhe delegacioni Shqiptarë nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që zhvillohet në Beograd, duke i dalë në krah kështu Kosovës.

Trajneri i ekipit të Kosovës, Besim Brahimi i cili falënderon trajnerin e ekipit të Shqipërisë, Zef Gjoni për braktisjen e turnet nëse nuk merr pjesë Kosova.

“Të lumtë Prof. Zef Gjoni. Nëse Kosovën, Serbia nuk e lejoj me marr pjesë në botëror, dhe Shqipëria nuk do të marrë pjesë duke tërhequr boksierët e vet’’, shkruan Brahimi në facebook.

Kategoritë
Sport