Skandali i spiunazhit me Pegasus, në shënjestër edhe princeshat e Dubait

Vazhdojnë të dalin zbulime të reja për skandalin e spiunazhit me softuerin “Pegasus” të ndërmarrjes izraelite NSO Group. Dy princeshat e Dubait, politikanë dhe diplomatë të tjerë të lartë janë midis listave të 50,000 numrave të telefonit që besohet të jenë identifikuar si klientë të NSO me interes gjatë pesë viteve të fundit, shkruan BBC.

Princesha Latifa është vajza e sundimtarit të Dubait, dhe Princesha Haya Bint al-Hussain është ish-gruaja e tij. Në mes të shkurtit, BBC  transmetoi një video sekrete nga Princesha Latifa në të cilën ajo tha se po mbahej  peng dhe se ishte e frikësuar për sigurinë e jetës së saj.

Numrat e tyre janë me sa duket në një listë me rreth 50,000 numra telefoni të personave që besohet se janë interes për klientët e firmës me bazë në Izrael NSO Group. Lista u zbulua nga disa media kryesore.

Lind pyetja nëse ata mund të kishin qenë shënjestra e një klienti qeveritar të grupit. Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International ka lëshuar një deklaratë duke pretenduar se ky veprim përbën shkeljeve të të drejtave të njeriut.

NSO ka mohuar çdo akuzë. Grupi tha  se programi është krijuar për t’u përdorur kundër kriminelëve dhe terroristëve dhe është vënë në dispozicion vetëm për ushtrinë, zbatimin e ligjit dhe agjencitë e inteligjencës, raporton abcnews.al

NSO tha se akuzat e Forbidden Stories dhe Amnesty International ishin të  gabuara dhe të pabaza. Një zyrtar i lartë izraelit konfirmoi për BBC se qeveria izraelite kishte formuar një ekip për të shqyrtuar pretendimet në lidhje me programin Pegasus.

Princesha Latifa tha për BBC këtë vit se ajo ishte rrëmbyer pasi u përpoq të largohej nga Dubai. Ajo tha se pasi u arratis nga Emiratet e Bashkuara Arabe  hipi në një varkë përtej Oqeanit Indian në 2018, por u kap nga një jaht dhe u kthye përsëri në Dubai, ku tha se ishte burgosur në një vilë të shndërruar në burg.

Kjo histori nxiti protesta ndërkombëtare. Asnjë nuk di dhe as ka dëgjuar gjë për princeshë Latifën prej muajsh.

Ndërkohë Princesha Haya ka akuzuar ish-burrin e saj për rrëmbim dhe torturë.  Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar publikoi akuzat vitin e kaluar. Sipas dokumenteve, martesa e saj mori fund  pasi ajo ishte e dyshuara kryesore për atë që i ndodhi Princeshës Latifa, si dhe një  prej fëmijëve të ish-burrit të saj, Sheikha Shamsa.

Ajo u largua në Mbretërinë e Bashkuar në prill 2019 me dy fëmijët e sa

Kategoritë
BotaLajme