Skandaloze/ Raketat të dërguara nga Gjermania në Ukrainë janë jofunksionale dhe të vjetra

Preendohet se 2700 raketa anti-ajrore Strela, të cilat Gjermania njoftoi se do t’i dërgonte në Ukrainë, janë 35 vjeç dhe i përkasin Ushtrisë Popullore Kombëtare të Gjermanisë Lindore (NVA). Gjithashtu, gjatë kontrolleve të para u konstatua se raketat nuk ishin në gjendje pune. Dërgimi i raketave jofunksionale në Ukrainë u cilësua si “turp i madh për qeverinë federale”.

Në një lajm të botuar në revistën gjermane Spiegel, thuhej se raketat kundërajrore Strela të prodhimit rus, të cilat planifikohen të dërgohen në Ukrainë, janë 35 vjeçare dhe i përkasin Ushtrisë Popullore Kombëtare të Gjermanisë Lindore (NVA).

U deklarua se arkat prej druri që përmbanin raketat  kundërajrore ishin të kalbura dhe se ushtarët u lejuan të hynin me mjete mbrojtëse në magazinë ku ndodhej municioni.

Kategoritë
BotaLajme