Kosova në “Pekini 2022”, që zgjatë deri më 20 shkurt, u përfaqësua përpos Albin Tahirit edhe me skitaren Kiana Kryeziu.
Skitari Albin Tahiri ka zënë vendin e 15-të nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi, në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Kjo është pozita më e lartë në karrierën e skitarit kosovar në lojëra olimpike dimërore, e po ashtu rezultati më i mirë ndonjëherë për Kosovën.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, e ka përgëzuar Albin Tahirin për zënien e vendit të 15-të, pozitë kjo më e mira në histori të pjesëmarrjes së Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, duke i uruar suksese edhe në vazhdim.
Skitari Tahiri do të garojë edhe me 13 dhe 16 shkurt në kuadër të olimpiadës dimërore, në sllallom të madh dhe sllallom.
Kosova në “Pekini 2022”, që zgjatë deri më 20 shkurt, u përfaqësua përpos Albin Tahirit edhe me skitaren Kiana Kryeziu.
17-vjeçarja Kiana Kryeziu e cila u bë vajza e parë nga Kosova që mori pjesë në këtë garë botërore, ka garuar me dy lëshime në sllallom të madh.
Në lëshimin e parë kosovarja e zuri vendin e 59-të prej 82 garueseve sa morën pjesë në këtë garë. Ndërsa, në lëshimin e dytë e zuri vendin e 49-të prej 82 garueseve dhe me këto dy gara i dha fund eksperiencës në këtë ngjarje të madhe sportive.