Sllovakia dërgon sistemin e mbrojtjes ajrore S-300 në Ukrainë

“Populli i Ukrainës mbron në mënyrë të guximshme edhe sovranitetin e vendit të tij, edhe ne. Është detyra jonë që të ndihmojmë dhe të mos qëndrojmë indiferent përballë humbjeve të jetëve nga sulmet ruse”, tha kryeministri i Sllovakisë.

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, njoftoi se i kanë dhënë Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300.

Në një deklaratë nga Twitter, Heger konfirmoi lajmet në shtypin e vendit se “Sllovakia i ka dërguar Kievit sistemin e mbrojtjes ajrore S-300”.

“Dua të konfirmoj se Sllovakia i ka dhënë Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300”, theksoi Heger.

“Populli i Ukrainës mbron në mënyrë të guximshme edhe sovranitetin e vendit të tij, edhe ne. Është detyra jonë që të ndihmojmë dhe të mos qëndrojmë indiferent përballë humbjeve të jetëve nga sulmet ruse”, shtoi ai.

Në anën tjetër mësohet se kryeministri Heger ka vajtur në kryeqytetin Kiev të Ukrainës me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kategoritë
BotaLajme