Smith kërkon falje pas ngjarjes në ceremoninë “Oscar”

Will Smith ka goditur me shuplakë Chris Rockun në skenën e Oscarit pas një shakaje që ai bëri për gruan e Smithit, Jada Pinkett Smith, raporton BBC.

“Jada, mezi pres për GI Jane 2”, tha ai, në një referencë të dukshme për modelin e saj të flokëve – një rezultat i gjendjes së alopecisë së humbjes së flokëve.

Smith doli në skenë dhe goditi Rockun përpara se të kthehej në vendin e tij dhe të bërtiste: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.

Më vonë ai i kërkoi falje Akademisë.

Në një fjalim të përlotur pranimi për aktorin më të mirë, ai tha gjithashtu se donte t’u kërkonte falje të gjithë kolegëve të tij të nominuar. Nuk kishte asnjë falje specifike për Rokun.

Kategoritë
BotaLajme