SMS i parë në botë u shit në ankand për 100.000 euro

Mesazhi i parë me tekst i dërguar ndonjëherë, me mbishkrimin “Gëzuar Krishtlindjet”, u shit të martën për 107,000 euro si NFT (“shenjë e pazëvendësueshme”) në një shtëpi ankandi në Paris.

Mesazhi i dërguar më 3 dhjetor 1992, u hodh në ankand nga kompania britanike e telekomunikacionit Vodafone.

Inxhinieri i Vodafone Neil Papworth i dërgoi një SMS nga kompjuteri i tij një menaxheri në Mbretërinë e Bashkuar, i cili e mori atë në telefonin e tij 2 kg “Orbitel”.

“Ata ishin në mes të një ngjarjeje të fundvitit, kështu që ai i dërgoi një mesazh ‘Gëzuar Krishtlindjet’,” tha Maximilien Aguttes, kreu i zhvillimit për shtëpinë e ankandeve Aguttes.

Shenjat e pazëvendësueshëm ose NFT janë një lloj aseti dixhital që është rritur në popullaritet këtë vit dhe veprat e artit NFT shiten për miliona dollarë.

Këto objekte dixhitale, të cilat janë tregtuar që rreth vitit 2017, dhe që përfshijnë imazhe, video, muzikë dhe tekst, ekzistojnë në blockchain, një rekord transaksionesh të ruajtura në kompjuterë në rrjet. Çdo NFT ka një nënshkrim dixhital unik.

Shitja e sendeve të paprekshme nuk është e ligjshme në Francë, kështu që shtëpia e ankandeve e mbështilli mesazhin me tekst në një kornizë dixhitale që tregon kodin dhe protokollin e komunikimit, shpjegoi Aguttes.

Blerësi do të marrë një kopje të protokollit origjinal të komunikimit me të cilin është dërguar mesazhi SMS dhe të ardhurat do t’i shkojnë UNHCR-së.

Kategoritë
Të ndryshme