Somali, 3 të vdekur dhe disa të plagosur nga një sulm kamikazë ndaj paqeruajtësve

Sulmi vjen disa orë pasi një shpërthim bombe anësh një rruge plagosi të paktën tre policë në Mogadishu

Të paktën tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një sulmues vetëvrasës përplasi makinën e tij në një kolonë sigurie në kryeqytetin somalez Mogadishu, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ndodhi në një kryqëzim të dendur pranë Villa Baidoa, shtabit të dytë të ushtrisë somaleze në Mogadishu.

Abdifatah Hassan, një oficer policie në Mogadishu, tha për AA përmes telefonit se shpërthimi vetëvrasës i makinës me bombë kishte në shënjestër një kolonë që transportonte personelin e Misionit të Bashkimit Afrikan në Somali (AMISOM).

“Nuk e dimë nëse ka viktima të AMISOM-it”, tha ai.

Të plagosurit u transportuan në një spital në afërsi, shtoi ai.

Yasin Adan, një ndihmës mjekësor, tha për AA se ai ka parë disa civilë të plagosur të shtrirë në tokë duke thirrur përpara se të dërgoheshin në spital.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por grupi terrorist al-Shabaab, i lidhur me Al-Kaedën dhe me bazë në Somali, ka kryer shumë sulme të fundit në vendin e Bririt të Afrikës.

Sulmi vjen disa orë pasi një shpërthim bombe anësh një rruge plagosi të paktën tre policë në Mogadishu.

Kategoritë
BotaLajme