Sot ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova do ta bartin flamurin e Kosovës

Sot në orën 13:00 mbahet ceremoni e hapjes së Lojërave Olimpike.

Sot me fillim nga ora 13:00 flaka olimpike do të arrijë në Tokyo të Japonisë ku do të fillojë ceremonia e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Të gjitha Kombet do të parakalojnë në ceremoni me flamuret e tyre dhe sportistët e tyre që do të jenë pjesëmarrës në “Tokyo 2020”.

Për Kosovën, flamurin e shtetit e kanë nderin ta mbajnë xhudistët, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Dyshja do t’i prijë nëntë sportistëve të tjerë nga Kosova të cilët do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike.

Kategoritë
Sport