Spahija: Vazhdimisht kërkonim reformë zgjedhore, partitë nuk ishin të interesuara

Florent Spahija nga KDI po vlerëson se partitë politike deri më tani nuk kanë qenë të interesuara të bëjnë reformën zgjedhore, ndonëse një proces të tillë sipas tij e kanë kërkuar vazhdimisht.

Spahija theksoi në Info Magazine, se nëse partitë politike parlamentare, duan të ndryshojnë amandamentet apo të sjellin ligj të ri të zgjedhjeve të përgjithshme, le ta bëjnë tani, por jo në prag të zgjedhjeve të reja kurdo që është e paraparë të ndodhin, njofton Klan Kosova.

”Vazhdimisht kemi kërkuar që të ketë reformë zgjedhore në Kosovë, por më e keqja është se partitë nuk ishin të interesuara ta bëjnë këtë reformë zgjedhore”.

”Ne jemi një zonë zgjedhore, dhe normalisht që deputetët aplikojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe marin vota në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

”Ne kemi edhe një problem që kemi deputetë me më pak se 200 vota dhe kemi deputetë që janë me më shumë se 300 mijë vota”.

”Kemi dallime goxha të mëdha që më pas shkaktojnë pasoja të tilla, për nga përbërja e Kuvendit. Neve ashtu e kështu na kushtojnë shumë zgjedhjet, por na kushton shumë edhe ajo çka ndodhë pas zgjedhjeve”.

”Mund të na kushtojnë një palë zgjedhje, të blehen ngadalë pajisjet ose të rregullohet prej tash sistemi”.

”Konsideroj që nëse duan ta bëjnë një ndryshim apo një Ligj të ri të zgjedhjeve, le të fillojmë tash, që pas katër viteve të kemi një ndryshim rrënjësor të procesit zgjedhor në Kosovë”.

Kategoritë
LajmeVendi