Spanjollët miratuan ligjin për njohjen e kafshëve si qenie të gjalla

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Spanjës miratoi sot një ligj të ri që njeh kafshët si qenie të gjalla dhe jo si objekte. Ligji ndryshon statusin ligjor të kafshëve në Kodin Civil, Ligjin për Hipotekën dhe Ligjin e Procedurës Civile, pavarësisht nëse kafshët janë shtëpiake apo të egra.

Kafshët nuk mund të konsiderohen më objekte, që do të thotë se ato nuk mund të posedohen, konfiskohen, braktisen apo keqtrajtohen.

Në rast divorci, kafshët nuk mund të ndahen nga pronari pa marrë parasysh mirëqenien dhe mbrojtjen e tyre, gjegjësisht çifti duhet të vendosë se kush do të kujdeset për kafshën dhe për çfarë periudhe, dhe nëse nuk arrihet marrëveshje, gjykata do të ndërhyjnë.

Për më tepër, kafshët shtëpiake nuk kanë më të drejtë për hipotekë dhe kafshët nuk mund të sekuestrohen për mospagesë. Një ndryshim në Kodin Civil spanjoll i trajton kafshët si “absolutisht të paprekshme”.

Amendamenti përcakton marrëdhëniet midis kafshës dhe familjes me të cilën ajo jeton. Partia Socialiste Spanjolle (PSOE) dhe Unidas Podemos kanë propozuar amendamente. Të gjitha partitë përveç partisë së ekstremit të djathtë Vox e mbështetën vendimin.

Kategoritë
Të ndryshme