Spitalet s’kanë oksigjen, momenti i dhimbshëm kur gruaja indiane përpiqet të mbajë nënën në jetë

India është duke u përballur me situatën më katastrofike si pasojë e pandemisë. Pamjet me trupat që digjen dhe pacientë që dergjen nëpër spitale kanë bërë xhiron e botës.

Së fundmi një video e re është publikuar disa orë më parë në internet dhe tregon përsëri situatën tragjike që po mbizotëron në Indi.

Në pamje shihet një grua të dëshpëruar që përpiqet të mbajë në jetë nënën e saj, të sëmurë rëndë nga Covid. Ajo mundohet shpëtojë të ëmën dhe video është regjistruar në një spital në Uttar Pradesh.

Pamjet tregojnë gruan e moshuar që qëndron e palëvizur në një barelë dhe dy vajzat e saj qëndrojnë njëra mbi tjetrën, ndërsa njëra prej tyre të fillon t’i bëjë frymëmarrje artificiale.

Njerëzit dëgjohen të ankohen për mungesën e oksigjenit dhe personelit në spital. Nga ana tjetër, mjeku i urgjencës në spital tha se gruaja kishte arritur  “ditët e saj të fundit”.

 

Kategoritë
BotaLajme