Stamboll, një shofer taksie me 9 migrantë u përplas me një cisternë me karburant

Aksidenti ka ndodhur në autostradën afër lagjes Buyukcekmece, në pjesën evropiane të Stambollit.

Të paktën 10 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në Stamboll, kur një shofer taksie me nëntë migrantë në një automjet u përplas me një cisternë me karburant, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti ka ndodhur në autostradën afër lagjes Buyukcekmece, në pjesën evropiane të Stambollit.

Mësohet se shoferi i taksisë nga qyteti perëndimor i Turqisë, Edirne, ka pranuar në mënyrë të paligjshme në automjet deri në nëntë persona ndërsa bëhet fjalë për migrantë dhe shtetas të Afganistanit.

Në afërsi të Buyukcekmece, ai humbi kontrollin mbi automjetin dhe goditi një cisternë nafte. Policia, zjarrfikësit dhe një ambulancë mbërritën në vendngjarje ndërsa nëntë migrantët dhe shoferi i taksisë u dërguan në spital.

Kategoritë
BotaLajme