Stephen King: Normalisht nuk postoj foton time por këtë po e bëj për Ukrainën

Romancieri i famshëm horror Stephen King bëri një përjashtim në profilin e tij në Twitter për të mbështetur Ukrainën.

Stephen postoi një foto të tij duke pozuar me një bluzë me mbishkrimin “Unë qëndroj pranë Ukrainës”.

“Normalisht nuk postoj foto të vetes, por sot do të bëj një përjashtim”, tha shkrimtari.

Postimi i tij bëri bujë në internet.

“Ti je një legjendë”, “Faleminderit”, “Zgjodhe anën e duhur”, “Ia vlente pritja”, ishin një sërë reagimesh.

Ju kujtojmë se shumë të famshëm nga rajoni dhe bota kanë mbështetur publikisht Ukrainën, e cila është në luftë me Rusinë, dhe shumë prej tyre kanë dhuruar fonde të konsiderueshme për të ndihmuar ukrainasit që janë zhvendosur ose ikën nga vendi i tyre. /Gazeta e Re

Kategoritë
BotaLajme