Stoltenberg i kërkon Putinit të ndalë luftën në Ukrainë

“Do të ketë sulme më të këqija në Ukrainë (sulme ruse) dhe ne do t’ju bëjmë që të paguani për këtë”,- tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Do të ketë sulme më të këqija në Ukrainë (sulme ruse) dhe ne do t’ju bëjmë që të paguani për këtë”,- tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Këto deklarata Stoltenberg i bëri gjatë daljes para gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës.

Stoltenberg i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë menjëherë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë pa kushte të gjitha forcat e tij nga Ukraina, dhe paralajmëroi se vdekjet dhe shkatërrimet në Ukrainë ka të ngjarë të përkeqësohen në ditët në vijim.

Jens Stoltenberg tha se aleatët janë në një mendim se nuk duhet të ketë trupa të NATO-s në tokën e Ukrainës ose në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Duke deklaruar se NATO vazhdon ta ruajë qëndrimin e saj për të mbajtur hapur kanalet diplomatike, Stoltenberg tërhoqi vëmendjen për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë në Evropë, me përfshirjen e NATO-s në konfliktin e Ukrainës.

Situata në Ukrainë ka gjasa të përkeqësohet në ditët në vijim,- paralajmëroi Stoltenberg dhe i bëri thirrje Putinit që të përdorë mjetet diplomatike.

Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s kanë përgjegjësinë për të parandaluar që kjo luftë të përshkallëzohet përtej Ukrainës.

Shefi i aleancës veriatlantike përsëriti se nuk do të ketë zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë dhe nuk do të dërgohen trupa në këtë vend.

Kur u pyet nga gazetarët nëse do t’i japë NATO avionë Ukrainës, Stoltenberg bëri këtë koment: “NATO ofron lloje të ndryshme mbështetjeje ushtarake për Ukrainën. Dihet që aleatët ofrojnë armë antitank dhe raketa të mbrojtjes ajrore, kështu që nuk mund të hyj në më shumë detaje.”

Kategoritë
BotaLajme