Studentët e Kolegjit UBT njoftohen me punën e BQK-së

Një grup i studentëve të vitit të tretë të Kolegjit UBT është informuar për së afërmi me punën e BQK-së dhe zhvillimet e fundit në sektorët që mbulohen nga ky institucion.

Ligjërata u organizua në kuadër të aktiviteteve të Edukimit Financiar, ku para tyre ka mbajtur një ligjëratë Nexhat Miftari, Shef i Kabinetit të Guvernatorit.

Gjatë këtij prezantimi studentët patën rastin të njihen me funksionet, rolin dhe rendësinë e BQK-së, në ekonominë e vendit, strukturën e sektorit financiar, funksionimin e departamenteve të BQK-së dhe shumë detaje tjera relevante.

Profesori Florin Aliu, falënderoi BQK-në për gatishmërinë që të ofrojë informata për të gjithë studentët.

Studentët bashkëbiseduan me zyrtarët e BQK-së rreth shumë çështjeve ekonomike e financiare, rreth funksionimit të sistemit të pagesave, funksionimit të mbikëqyrjes financiare, menaxhimit të mjeteve, letrave me vlerë e aktiviteteve tjera që po organizohen nga BQK.

Gjithashtu, studentët janë informuar se mund të aplikojnë me punimet e tyre për çmimin për ekonomist të rinj, si dhe në programin e praktikës në BQK.

Kategoritë
LajmeVendi