Studim: Rusia shpenzon më shumë se 20 miliardë dollarë në ditë për luftën në Ukrainë

Rusia shpenzon më shumë se 20 miliardë dollarë në ditë për operacionet ushtarake që ka nisur më 24 shkurt në Ukrainë, raporton një studim i “Consultancy”.

Rusia shpenzon më shumë se 20 miliardë dollarë në ditë për operacionet ushtarake që ka nisur më 24 shkurt në Ukrainë.

Kjo është raportuar nga kompania konsulente “Consultancy” duke iu referuar kërkimeve të Qendrës për Rimëkëmbjen Ekonomike [Centre for Economic Recovery] dhe “EasyBusiness”, si dhe të dhënave nga “Civitta”.

Dëmet e drejtpërdrejta nga luftimet në pesë ditët e para të luftës, duke përfshirë humbjet e konfirmuara të pajisjeve ushtarake, i kanë kushtuar Rusisë rreth 7 miliardë dollarë, thotë studimi.

Gjithashtu, parashikohet se humbja e jetëve do të rezultojë në një humbje prej 2,7 miliardë dollarësh për Rusinë gjatë 40 viteve të ardhshme.

Sipas studimit në fjalë humbjet e pajisjeve ushtarake ruse llogariten në 4,2 miliardë dollarë.

Përveç kësaj, studiuesit thonë se shkalla e mobilizimit, duke përfshirë logjistikën, personelin, municionin, karburantin, platformat për lëshimin e raketave, do të kushtojë më shumë para çdo ditë, dhe theksojnë se me rritjen e shkallës së pushtimit kostoja ditore e luftës për Rusinë mund t’i kalojë 20 miliardë dollarët.

Në studim thuhet se kjo situatë do të nënkuptonte inflacion të lartë dhe fuqi të ulët blerëse për qytetarët e zakonshëm rusë dhe rritje të varfërisë në vend.

Ndërkohë, në sfondin e sanksioneve antiruse, që synojnë dobësimin e ekonomisë dhe frenimin e agresionit rus, vlera e rublës ra në nivelin më të ulët historik.

 

Kategoritë
BotaLajme