Studimi: Çamçakëzi eksperimental redukton ngarkesën virale të koronavirusit

Sipas shkencëtarëve amerikanë,  një çamçakëz eksperimental, i cili përmban një proteinë që “mbyt” grimcat e koronavirusit mund të zvogëlojë sasinë e virusit në pështymë dhe kështu të ndihmojë në kufizimin e transmetimit të tij, veçanërisht kur një bartës i virusit flet ose kollitet, shkruan usnews

Proteina ACE2 është e pranishme në sipërfaqen e qelizës dhe virusi e përdor atë si një “portë” për të hyrë dhe për t’i infektuar ato. Grimcat virale  bashkohen me “receptorët” e proteinës ACE2 në çamçakëz. Kështu, ngarkesa virale në mostra reduktohet me më shumë se 95%.

Studiuesit arritën në përfundimin se “përtypja e çamçakëzit eksperimental ofron mundësinë për të mbrojtur pacientët nga shumica e infeksioneve virale orale duke reduktuar ngarkesën virale ose duke minimizuar transmetimin te të tjerët”.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi