Stuhia Filomena përfshin Spanjën, dëbora bllokon aeroportin dhe autostradat

Spanja është përfshirë nga një stuhi bore që nuk regjistrohej në të paktën 40 vitet e fundit. E quajtur stuhia Filomena,  ajo ka mbuluar me dëborë pjesën më të madhe të Spanjës në ndërsa gjysma e vendit është në gatishmëri.

Kryeqyteti, Madridi është një nga zonat më të prekura, aty ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm ndërsa  aeroporti i qytetit është mbyllur së bashku me një numër të madh aksesh rrugore.

Një numër automjetesh u bllokua në një autostradë pranë kryeqytetit, teksa u desh jo vetëm ndërhyrja e zjarrfikësve por edhe ushtarakëve për të ndihmuar shoferët e bllokuar dhe në pastrimin e rrugëve. Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin udhëtimet jo-thelbësore.

Agjensia e motit AEMET e vendit tha se reshjet e borës ishin “të jashtëzakonshme dhe me shumë gjasa historike”. Parqet e mëdha në Madrid që atëherë janë mbyllur si masë paraprake. Në Cañada Real, qyteti më i madh në Europën perëndimore, banorët ndezën zjarre për t’u ngrohur.

Moti i ftohtë parashikohet  përtej fundjavës me temperaturat në Madrid që pritet të arrijnë -12C të enjten.

Kategoritë
BotaLajme