Stuhitë vrasin katër persona, shkatërrime të mëdha në të gjithë Evropën veriore

Stuhitë e furishme kanë vrarë katër persona dhe kanë shkaktuar kaos udhëtimesh nëpër Britani, Gjermani dhe Holandë, por edhe në Poloni. Dy persona humbën jetën në Gjermani pasi pemët ranë mbi makinat e tyre, ndërsa dy të tjerë u vranë në Poloni kur erërat e forta rrëzuan një vinç ndërtimi. Dhjetëra mijëra evropianë kanë mbetur pa energji elektrike pasi linjat e energjisë u rrëzuan. Meteorologët kanë paralajmëruar se Evropa veriore mund të goditet nga një seri stuhish gjatë ditëve në vijim.

Asnjë tren në distanca të gjata nuk lëvizte në Gjermaninë veriore para mesditës së të enjtes, tha operatori hekurudhor Deutsche Bahn ndërsa stuhia Ylenia përfshiu rajonet e Hessen, Saksonisë dhe Brandenburgut jugor. Zëdhënësi i Deutsche Bahn, Achim Stauss tha se kishte dëme “të konsiderueshme” në shina dhe linja elektrike.
Anulime dhe vonesa priten edhe në trafikun rajonal.

Aeroportet gjithashtu kanë anuluar shumë fluturime për shkak të erës së fortë, duke përfshirë aeroportin Berlin-Brandenburg dhe aeroportin më të madh gjerman në Frankfurt. Fluturimet në Hamburg dhe aeroportin Schiphol të Amsterdamit gjithashtu u anuluan. Shërbimet gjermane të trageteve gjithashtu janë pezulluar përkohësisht në shumë vende, si Lübeck dhe Rostock.,

Në kulmin e stuhisë, erërat me shpejtësi deri në 152 kilometra në orë ndodhën të mërkurën në Brocken, pika më e lartë e maleve Harz në Gjermaninë veriore.

Kategoritë
BotaLajme