“Subvencionet 2021”, arrestohet një zyrtar i Gjilanit dhe një fermer

Është arrestuar një zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan dhe një fermer.

KosovaPress merr vesh se Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë arrestuar dy të lartcekurit me dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve.

KosovaPress mëson se të arrestuar janë Z.P dhe një fermerë nga fshati Ponesh, B.T.

Arrestimi i të dy personave është në kuadër të aksionit “Subvencioni 2021”.

Kategoritë
LajmeVendi