Magdalena Andersson mori votëbesimin në Parlamentin e Suedisë dhe u bë kryeministrja e parë femër e vendit
Liderja e Partisë Social Demokrate, Magdalena Andersson, mori votëbesimin në Parlamentin e Suedisë dhe u bë kryeministrja e parë femër e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një votim në parlament, 174 deputetë votuan kundër dhe 117 pro qeverisë së koalicionit të përbërë nga Partia Social Demokrate dhe Partia e të Gjelbërve.
Qeveria e koalicionit nën kryesimin e Andersson mori votëbesimin për shkak se votat “jo” mbetën nën 175.
– Ish-kryeministri Löfven dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë më 4 nëntor
Ish-kryeministri suedez, Stefan Löfven, i cili me 4 nëntor u largua nga drejtimi i Partisë Social Demokrate, kishte propozuar ministren e Financave, Magdalena Andersson, për formimin e qeverisë së re.
Në atë datë Andersson u bë edhe lidere e Partisë Social Demokrate.
Andersson, lindi në qytetin Uppsala në vitin 1967. Gjatë periudhës 2009-2012 ajo ushtroi detyrën e drejtoreshës së përgjithshme të Zyrës së Taksave të Suedisë dhe që nga viti 2014 ajo kreu detyrën e ministres së Financave.