Suedi, sulm ndaj varrezave muslimane në Malmo

“Pavarësisht se muslimanët janë grupi më i viktimizuar i Evropës dhe Suedisë, unë nuk kam mundur të shoh se qeveria dhe partitë politike kanë marrë ndonjë masë konkrete”, tha Yüksel.

Në rajonin Rosengard në qytetin Malmo të Suedisë janë sulmuar varrezat muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Raportohet se si pasojë e sulmit janë shkatërruar 10 gurë të varreve dhe se policia ka filluar një hetim lidhur me ngjarjen.

Mikail Yüksel, kreu i Partisë Ngjyra të Ndryshme në Suedi, në një deklaratë për AA tha se në vitet e fundit në Suedi janë rritur veprimet e urrejtjes kundër muslimanëve.

Ai tha se sulmi ndaj varrezave muslimane në Malmo është për të ardhur keq. “Nuk kalon as edhe një ditë që të mos kryhet krim urrejtjeje kundër muslimanëve. Pavarësisht se muslimanët janë grupi më i viktimizuar i Evropës dhe Suedisë, unë nuk kam mundur të shoh se qeveria dhe partitë politike kanë marrë ndonjë masë konkrete”, theksoi Yüksel.

Kategoritë
BotaLajme