“Suedia e zhgënjyer që Maqedonia e Veriut nuk ka filluar negociatat me BE-në”

Osmani u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Ann Linde, kryesues aktuale e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), që qëndron për një vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut

SHKUP (АА) – Ministrja e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Suedisë, Ann Linde, ka deklaruar se është e zhgënjyer që Maqedonia e Veriut ende nuk ka filluar negociatat me Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë se Veriut, Bujar Osmani, u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Ann Linde, kryesues aktuale e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), e cila qëndron për një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën e përbashkët për media të mbajtur pas diskutimit plenar, ministrja suedeze theksoi mirënjohjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Misionin e OSBE-së në Shkup.

Ajo shtoi se gjatë kryesimit suedez të OSBE-së, ata u përqëndruan në përpjekjet e përbashkëta të të gjitha 57 shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së për të mbrojtur paqen në botë dhe për të promovuar një koncept të vetëm të sigurisë gjithëpërfshirëse.

Duke iu përgjigjur një pyetje gazetareske në lidhje me bllokadën e Bullgarisë mbi negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në, ministrja Linde tha se ajo beson fuqimisht se negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të kishin filluar tashmë në mars të vitit 2020.

“Si përfaqësues i qeverisë suedeze, jam i zhgënjyer që negociatat nuk kanë filluar ende. “Maqedonia Veriore ka përmbushur kushtet e nevojshme dhe negociatat duhet të fillojnë menjëherë,” tha Anne Linde.

Duke theksuar se BE-ja ka detyrime ndaj Maqedonisë së Veriut, dhe duhet të përmbushë ato detyrime, Ann Linde shtoi se dialogu është i nevojshëm për të zgjidhur këto çështje dhe se inkurajon të gjitha përpjekjet diplomatike për të zgjidhur këtë çështje.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën për shtyp, duke theksuar se është e vërtetë që Bullgaria nuk është e gatshme të japë dritën jeshile për kornizën e negociatave dhe mbajtjen e konferencës ndërqeveritare Maqedonia e Veriut-BE në qershor, tha:

“Por në të njëjtën kohë, informacionet janë se të zëshme janë qëndrimet e 26 vendeve anëtare, të cilat konsiderojnë se është plotësisht e pajustifikuar, se Republika e Maqedonisë së Veriut ka përmbushur prej kohësh kushtet dhe se është me të vërtetë koha për Bashkimin Evropian që të dërgojë një mesazh drejt rajonit, por veçanërisht ndaj Maqedonisë e Veriut, dosja e së cilës është bërë test për besueshmërinë e këtij procesi”.

Ai shtoi se ka ende një shans teorik që Bullgaria të ndryshojë mendim deri në Samitin e Këshillit të BE-së më 24 dhe 25 qershor, sepse i vetmi me legjitimitet të plotë politik nga pala bullgare është presidenti Rumen Radev dhe se është me interes strategjik për BE-në, në këtë mënyrë edhe për Bullgarinë është që të vazhdojë procesi i zgjerimit të Unionit.

Ministri Osmani, shfrytëzoi vizitën e ministres së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Anne Linde, në Shkup që t’i dorëzojë njohje pas vdekjes me rastin e 30 viteve të pavarësisë, Anna Lindhe, ish-ministre e Punët e Jashtme e Suedisë dhe kryesuese me Këshillin e BE-së në vitin 2001.

Kategoritë
LajmeRajoni