Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde i vlerësoi si absolutisht të papranueshme kërcënimet e Rusisë për shkak të anëtarësimit të mundshëm të vendit të saj dhe Finlandës në NATO.
“Është krejtësisht e papranueshme që Rusia të kërcënojë Suedinë ose Finlandën në çfarëdo mënyre, sepse u takon qytetarëve të vendeve tona të vendosin për politikën e tyre të sigurisë. Ekziston koha para dhe pas 24 shkurtit dhe Suedia dhe Finlanda do të vendosin për politikën e tyre,” tha Linde para gazetarëve në Sarajevë, ku po qëndron për vizitë zyrtare.
Kjo i shtyu qeveritë në Stokholm dhe Helsinki të rishikojnë politikën e tyre të gjatë të neutralitetit ushtarak dhe të konsiderojnë anëtarësimin në NATO, tha ajo.
Ajo i bëri thirrje gjithashtu BiH që të harmonizojë plotësisht politikën e saj ndaj Ukrainës dhe Rusisë me atë të udhëhequr nga BE-ja, si dhe të përfshihet më aktivisht në luftën kundër fushatës së dezinformimit.