Suksesi i dronëve turq shtyn ushtrinë amerikane të ndryshojë taktikën e luftës

Suksesi i Turqisë në zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) “Bayraktar TB2” dhe orientimi i vendeve për të ndryshuar taktikat e luftës, i ka shtyrë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të bëjnë kërkime të reja në këtë drejtim.

Suksesi i Turqisë në zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) “Bayraktar TB2” dhe orientimi i vendeve për të ndryshuar taktikat e luftës, i ka shtyrë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të bëjnë kërkime të reja në këtë drejtim.

Një artikull i botuar në revistën “Foreign Policy” thotë se dronët kanë neutralizuar sistemet e mbrojtjes kundërajrore dhe forcat e blinduara të rënda të Armenisë në Karabakun Malor dhe për këtë arsye vendet e zhvilluara janë detyruar të riorganizojnë taktikat e tyre të luftës, të cilat kanë mbetur jofunksionale.

Artikulli thekson se ushtria amerikane nuk mund të gëzojë më epërsi të pamohueshme ajrore ndaj rivalëve të tillë si Kina, dhe kombet me të ardhura të ulëta mund të vrasin shumë më tepër ushtarë të armikut me mjete me kosto të ulët siç janë dronët.

Sipas informacionit referuar deklaratave të ish-sekretari amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper, planifikuesit amerikanë të mbrojtjes kanë filluar të rrisin hulumtimet dhe investimet e tyre inxhinierike për anijet pa ekuipazh, dhe Komandat e Këmbësorisë Detare dhe të Flotës kanë lëshuar këtë muaj një udhërrëfyes për përdorimin e sistemeve pa pilot.

Ish-Presidenti i Grupit të Luftës Asimetrike në Ushtrinë Amerikane, Koloneli Scott Shaw, ka thënë se dronët gjithnjë e më shumë do të ngjasojnë me “tanke ajrore” dhe ka bërë këtë vlerësim për dronët e armatosur: “Këta dronë, këto kafshë të blinduara që fluturojnë mund të lëshojnë grushte shkatërruese dhe bërja gjithnjë e më e vështirë e asgjësimit të tyre potencialisht do ta bënte më lehtë vrasjen e ushtarëve në tokë dhe kjo do ta bënte edhe më të lirë vëzhgimin e fushës së betejës, sipas artikullit të “Foreign Policy”.

Pas analizimit të pamjeve shumëorëshe të luftës në Karabakun Malor ushtria amerikane ka nisur të trajnojë njësitë përkatëse të saj,- u shpreh Shaw dhe shtoi: “Kjo situatë krijon sfida të reja për luftën manovruese të stilit amerikan”.

Kategoritë
BotaLajme