Sulm me domate ndaj presidentit francez Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte objektiv i një sulmi me domate gjatë një vizite në tregun e qytetit Cergy

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte objektiv i një sulmi me domate gjatë një vizite në tregun e qytetit Cergy, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në pamjet e realizuara nga BFMTV, Macronit i cili u rizgjodh 3 ditë më parë dhe vizitoi një treg në Cergy i hidheshin domate qershi ndërsa rreth tij ndodheshin rojet dhe qytetarët.

Domatet e hedhura goditën dy persona, njëri prej të cilëve është truproja e ngushtë e Macronit. Truproja e tij hapi një ombrellë mbi kokën e tij, duke e marrë në siguri presidentin.

Macron më pas vazhdoi vizitën e tij në qytet.

Vitin e kaluar, Macronit iu hodh një vezë teksa vizitonte një panair në Lion.

Kategoritë
BotaLajme