Sulm në Afganistan, dy të vrarë e dhjetëra të lënduar

Shpërthimet e bombave në “zemrën” ISIS-it në Afganistan kanë lënë dy të vrarë e rreth 20 të lënduar në sulmin e parë vdekjeprurës që nga largimi i forcave amerikane e britanike muajin e kaluar.

Tri shpërthime e goditën kryeqytetin provincial të provincës lindore, Jalalabad, të shtunën në sulmet që i kishin për cak automjetet e talibanëve.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet, por militatët e ISIS-it, që e ka selinë kryesore në atë zonë, janë armiq me talibanët, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Dega e ISIS-it për Afganistan, ISIS-K, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit muajin e kaluar, ku u vranë mbi 170 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë

Ndryshe, që nga ardhja në pushtet, talibanët po përballen me probleme të mëdha ekonomike e të sigurisë. Sfidë shtesë për ta janë militantët e ISIS-it.

Talibanët janë akuzuar se nuk i kanë përmbushur zotimet e tyre, përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi e respektimin e të drejtave të grave në veçanti.

Kategoritë
BotaLajme