Sulm në metronë e New York-ut, dyshohet për viktima

Disa persona janë qëlluar me armë në një stacion metrove në Brooklyn orët e para të së martës. Sipas të dhënave të para, dyshohet që pesë persona janë qëlluar ndërsa autoritetet po kërkojnë një person që kishte vendosur maskë kundër gazit dhe kishte veshur një jelek fosforeshent.

Veç personave të plagosur, sipas raportimeve në vendin  ngjarjes janë gjetur edhe një sërë pajisjesh plasëse të paaktivizuara. Si pasojë e sulmit dyshohet që te ketë edhe viktima.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë qytetarë të shtrirë në tokë me plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Kategoritë
BotaLajme