Si pasojë e sulmeve ajrore të forcave izraelite ndaj Rripit të Gazës ranë dëshmorë 9 persona, 3 prej të cilëve ishin fëmijë.
Sulmi ajror u ndërmor në rajonin Beyt Hanun të Rripit të Gazës.
Ndërkohë që në shënjestër u morr një rrugë, 3 fëmijë dhe në total 9 persona humbën jetën, gjithashtu edhe shumë të tjerë u plagosën.
Ndërkaq në sulmet e forcave izraelite të sigurisë kundër palestinezëve që faleshin në xhaminë Al-Aksa, të cilat vazhdojnë që prej asaj dite, numri i të plagosurve arriti në 331.