Sulmi fizik ndaj infermierit në Spitalin e Mitrovicës, reagon ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës, dënon sulmin ndaj infermierit R.U në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, në shërbim të pacientëve, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.


SHSKUK, sulmet e tilla i cilëson si shqetësuese dhe të pa pranueshme, shkruan Reporteri.net

“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme. Ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryesit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më”, vijon reagimi i tyre.

Kategoritë
LajmeVendi